Categories: LajmePolitikë

Kristaq Kume për RTSH-në: Partitë nuk kanë vullnet për reformën zgjedhore

Forcat politike nuk kanë vullnetin për përmirësimin e kodit zgjedhore dhe se debatet janë për politikën e ditës“. Gjykon kështu, ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume i cili shprehet skeptik se edhe nëse palët do të arrijnë dakordësi nuk do të shkojnë tek thelbi.

Në intervistën për RTSH-në ai sjell disa problematika që duhet të adresohen, sikundër është garantimi i votës së emigranteve.

Kume e konsideron sfidë të pamundur.

Efekti i kësaj do të jetë pothuajse zero, sepse të mund të votosh zgjedhësin jashtë territorit të vendit, duhet të kesh të regjistruar adresën këtu në Shqipëri. Sot ne kemi të regjistruar 12-13 mijë shtetas dhe pretendojmë të realizojmë gati 1 milion e ca shtetas, t’u japim të drejtën për të votuar jashtë territorit”, tha Kume.  

Për ekspertin e çështjeve zgjedhore dhe ish-drejtuesin e KQZ-së, ndalimi i koalicioneve me kushtetutë është një tjetër problem i kodit, që në këtë rast penalizon opozitën.

Do thoja që po sepse opozita e sotme ka mundësi të realizojë garën zgjedhore me të tilla taktika elektorale. Kurse Partia socialiste nuk ka nevojë fare, nuk bën kualicion me asnjë”, tha Kume.  

Kume gjykon si me të drejtin sistemin zgjedhor proporcional  rajonal, ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone zgjedhore dhe listat e hapura 100 %.

Sa i takon argumentit kundërshtues së këtyre listave, se i hapin rrugë botës së krimit për t‘u futur në Parlament, ai thotë se përgjegjësia është e partive dhe jo e listave si të tilla.

Mos e konsideroni votën parapëlqyese si instrument i cili prodhon një gjë të tillë. Jo, kërkojeni tek partitë politike”, theksoi Kume

Kume thekson se Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse për çdo faktor politik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…

3 hours ago

Trump paralajmëron tarifat 50% për naftën ruse: Jam i zemëruar me Putinin!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…

3 hours ago

Tërmeti shkatërrues në Mianmar, mbi 1.700 viktima. OBSH apel për 8 mln dollarë ndihma

OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e…

3 hours ago

Opozita turke bën thirrje për mitingje javore dhe bojkot më të thellë ekonomik, reagon Imamoglu

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu bëri thirrje për unitet me rastin e festës…

3 hours ago

Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës

Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin…

3 hours ago

Balla: Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, brenda mandatit të ri

Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…

3 hours ago