Kristian Jubani, boksieri nga Irlanda që preferon Shqipërinë/ 14 vjeçari stërvit…
Kristian Jubani, boksieri nga Irlanda që preferon Shqipërinë/
14 vjeçari stërvitet në palestrën Vllaznia me trajnerin Lazarin Vila
Prej disa ditësh, në palestrën e boksit Vllaznia është parë të stërvitet një boksier 14 vjeçar që vjen nga Irlanda. Sipas trajnerit të Vllaznisë, Lazarin Vila, boksieri që është dy herë kampion i Irlandës, është mjaft i talentuar, dhe arsyeja e stërvitjes në Shkodër është dëshira që ai ka për të boksuar për Shqipërinë në Kampionatin Europian që do të zhvillohet pas pak ditësh në Slloveni.I lindur dhe rritur në Irlandë me prind shkodranë, Kristiani nuk flet shqip, por së bashku me babain e tij, Gjergj Jubani, shpreh pasionin që ai ka për sportin e boksit.Ndërkohë që paralelisht me përgatitjet që Kristiani vazhdon në palestrën Vllaznia, klubi kuqeblu ka gati proçedurat për ta pajisur atë me pasaportë shqiptare dhe mundësuar konkurimin në Kampionatin Europian.