Kristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i vitit 2023

Kristiano Ronaldo 27

Kristiano Ronaldo 27

Me dygolëshin ndaj Al Ittihad, Cristiano Ronaldo arrin në kuotën e 53 golave në vitin kalendarik. Portugezi bëhet kështu golashënuesi më i mirë përpara dyshes Kane-Mbappé (52 gola) dhe Haaland (50 gola). Dhe CR7 ka ende një ndeshje për të luajtur në këto ditë të fundit të vitit 2023. Kjo është hera e tetë në karrierën e tij në të cilën ish-sulmuesi I Realit shënon më shumë se 50 gola në një vit kalendarik.

Dhe janë 53 për Cristiano Ronaldon! Sulmuesi portugez, ende pa luajtur ndeshjen e fundit të vitit, arrin të kalojë Harry Kane dhe Kylian Mbappé në krye të renditjes speciale të golashënuesit më të mirë të vitit kalendarik. Një renditje totalisht platonike, le të jemi të qartë, por është provë se Cristiano Ronaldo vazhdon të mbajë mesatare të rëndësishme pavarësisht ‘uljes’ së tij në Arabinë Saudite.

53 gola në 12 muaj, kjo është hera e tetë në karrierën e tij në të cilën ai ka realizuar 50 gola në një vit kalendarik. Dopieta, të dyja herët nga pika e bardhë, kundër Al Ittihad e ish-bashkëlojtarit të tij të madh Karim Benzema, ishte e mjaftueshme për të vendosur tonin dhe për të kaluar Kane dhe Mbappé.

Britaniku dhe francezi shënuan edhe në ndeshjet e tyre të fundit të luajtura përkatësisht në Bundesligë dhe Ligue 1: gol fantastik kundër Ëolfsburgut për Kane, dygolësh kundër Metz për Mbappé. Por nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur larg CR7. Haaland është jashtë podiumit, por nuk ka luajtur ndeshjet e fundit me Manchester Cityn për shkak të dëmtimit.

LojtaretGolaNdeshjet
Cristiano Ronaldo5362
Mbappé5253
Kane5257
Haaland5055
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.