Categories: LajmeSociale

Kriteret për birësim, specialistja: Çiftet nuk shikojnë fizikisht fëmijën dhe zgjedhin, por dosjen e tyre

Specialistja e Komitetit Shqiptar të Birësimit, Nerenxa Dranga (Alia) ka sqaruar të gjithë procedurën dhe kriteret që duhen plotësuar nga një çift për birësimin e një fëmije. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, specialistja Dranga (Alia) tha se lista e pritjes nga aplikantët është e gjatë pasi kërkesat janë të shumta si nga brenda dhe jashtë vendit, por prioritet sipas ligjit kanë çiftet shqiptare.

Duke bërë një rezyme të vitit të kaluar, ajo tha se gjatë 2023 janë birësuar 22 fëmijë. Lidhur me kriteret dhe hapat që duhen ndjekur për procedurën e birësimit, specialistja i sqaroi ato hap pas hapi.

“Për 2023 kemi pasur 22 birësime në total dhe behën edhe nga çiftet shqiptare ose të huaj. Procedurat e birësimit janë: 1-Plotësimi dhe dorëzimi I dokumentacionit dhe lihet një periudhë disa ditore për shqyrtimin e tij. Plotëson një kërkesë me shkrim dore dhe I drejtohet komitetit. 2-Këshillimi, 3-Intervistimi ku flitet për të gjithë rrethanat e jetës së individit që kërkon birësimin dhe kupton historinë e tij. 4-Vizitë ne banesë shikohen kushtet ku fëmija do të jetojë dhe bëhen dokumentet e aprovimit nëse është e rregullt apo jo. 5-Koha e pritjes është mbledhja e këshillit drejtues dhe japin vendimin duke gjykuar mbi dosjen e përgatitur nga specialistët. Jo të gjithë aplikantët që kanë dorëzuar dokumentet janë në listë pritje, por vetëm ata që kanë plotësuar të gjithë hapat me sipër.6-Periudha e përshtatjes çiftet rrinë me fëmijën. 7-Procedura në gjykatë. 8-Raportet pasbirësuese”, tha specialistja.

Specialistja Nerenxa Dranga (Alia) tha se çiftet përgjithësisht preferojnë fëmijët nga 0-3 vjeç dhe ata nuk kanë mundësi që ta shijojnë dhe të zgjedhin, por duhet të njihen me dosjen e tyre dhe të vendosin nëse e duan apo jo.

“Kur në I thërrasim ata shikojnë një dosje fëmije jo një fëmijë fizikisht, pra dosjen nuk e përzgjedhim ne pro ajo që ka ardhur në komitet. Çiftet nuk mund të vijnë dhe të zgjedhin një fëmijë çfarë të duan duke u parë, por duke u njohur me dosjen e fëmijës dhe të dhënat. Më pas pasi pranon çifti ka të drejtë të shkojë në institucion dhe ta shohë fizikisht dhe ka kohë të caktuar për tu përshtatur me fëmijën  nëse përshtat procedura shkon në gjykatë në të kundër revokohet aplikimi. Çiftet janë të lumtur që të mund të birësojnë nga mosha 0-3 vjeç. Çiftet shqiptare kërkojnë moshat e vogla.  Kërkesat janë të shumta. Prioritet në bazë të ligjit kanë aplikantët vendas”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

40 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

45 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.