Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni (Antony) Blinken do të takohet këtë të martë (6 shkurt) me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Takimi vjen në kuadër të turneut që Blinken po zhvillon në Lindjen e Mesme dhe një ditë pasi u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman me të cilin diskutoi koordinimin rajonal për arritjen e një fundi të qëndrueshëm të krizës në Gaza.
Blinken e bin Salman folën gjithashtu për nevojën urgjente për të reduktuar tensionet rajonale.
Bisedimet vijnë pasi ushtria amerikane konfirmon se ka goditur anijet sipërfaqësore pa ekuipazh me eksplozivë (USV) të operuara nga rebelët Houthi në Jemen.
Ky turne i Blinken vjen në një moment kur forcat izraelite po shtyjnë më në jug drejt Rafah, një qytet palestinez në kufirin jugor me Egjiptin, ku më shumë se gjysma e popullsisë së Rripit të Gazës është strehuar. Palestinezët shpresojnë se takimet do të vendosin një armëpushim përpara një sulmi të kërcënuar izraelit në Rafah.
Është udhëtimi i pestë i Blinken në rajon që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi dhe Blinken më vonë pritet të vizitojë Izraelin dhe Katarin.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.