Categories: LajmeRajoni

Kriza me Serbinë, ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutojnë në Bruksel veriun e Kosovës

Ministrat e Jashtëm të Shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut do të diskutojnë mundësinë e përforcimit afatgjatë të misionit paqeruajtës të KFOR-it në vend.

Në takimin që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor, shefat e diplomacive të shteteve të NATO-s do të trajtojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë situatën në veri të Kosovës.

“Kohët e fundit kemi rritur praninë tonë në Kosovë duke shtuar një mijë trupa shtesë. Tani po vlerësojmë nëse kjo duhet të jetë një rritje më e qëndrueshme dhe nëse kemi nevojë për shtim të veçantë të aftësive ushtarake.

Por tashmë kemi bërë hapa të rëndësishëm duke rritur praninë tonë.

Ne, gjithashtu i bëjmë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ne gjithashtu besojmë se propozimi i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ta çuar këtë dialog në drejtim më konstruktiv.

Mesazhi im është se të dyja palët duhet të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse të cilat rrisin tensionet në rajon”, ka deklaruar shefi i Aleancës Jens Stoltenberg.

Ky takim po zhvillohet pak ditë pasi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi rajonin dhe u takua me liderët e secilit shtet. Ai përsëriti premtimin se Aleanca do të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur stabilitetin në rajon.

Në takimin dyditor, ministrat e NATO-s gjithashtu do të trajtojnë veprimet destabilizuese të Rusisë, si në Ukrainë ashtu edhe më gjerë.

Sipas shefit të Aleancës veriatlantike, Moska mëton të destabilizojë kontinentin evropian duke shfrytëzuar dezinformatat, sulmet kibertnetike si dhe migrimin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

12 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

21 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

25 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

28 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

29 minutes ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

32 minutes ago

This website uses cookies.