Kriza në veri të Kosovës dhe integrimi në BE, Begaj takohet me Eskobarin në SHBA

begaj escobar

begaj escobar

Presidenti i vendit Bajram Begaj është takuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar.

Begaj është takuar me Eskobarin gjatë qëndrimit në Nju-Jork ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Begaj ka shprehur “vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me  SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve

Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e Presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan. Ai i përcolli falënderimet për dedikimin e Presidentit Biden dhe administratës së SHBA për angazhimin e tyre të vazhdueshëmm në rajon, duke vlerësuar si thelbësor, rolin e SHBA-ve për rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në këtë takim është evidentuar edhe kriza e veriut të Kosovës, ku sipas Begajt dhe Eskobarit është e nevojshme ulja e tensioneve “në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve”.

Nga ana e tij, Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.