Krizë cilësore në masterin shkencor?! – Prurjet e këtij viti në auditore janë nën mesataren e notës 8
Prej disa vitesh flitet për një krizë të studentëve me mesatare të lartë që zgjedhin të studiojnë në ciklin e dytë të studimeve në universitetet e vendit.
Kryesisht, ky fenomen vërehet në masterat shkencorë të degëve shoqërore dhe humane.
Në të njëjtën vazhdë janë edhe prurjet e këtij viti në auditoret e universiteteve, ku mesatarja e notave është më e ulët se teta.
Sipas Dibrës, ka ardhur momenti të rishikohet reforma e implementuar në vitin 2005 për studimet në universitetet e vendit.
Prurjet jocilësore në Masterat Shkencorë lindin domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie të re që kërkon t’i jepet prioritet më i madh formimit shkencor dhe rritjes së cilësisë.