Kroaci-Shqipëri, tifozët ndezin sfidën me një miqësore

Shqipëria do të sfidojë Kroacinë nesër në orën 15:00 në Hamburg në sfidën e dytë të Grupit B. Kjo është përballja e parë direkte mes dy skuadrave, që kanë nisur me humbje Euro 2024.

Për të bërë më të bukur atmosferën në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme mendojnë tifozët e dy kombëtareve, që kanë vendosur të zhvillojnë një ndeshje miqësore sot në Hamburg.

“Të dashur sportdashës. Ashtu siç e kemi bërë traditë tashmë, ju njoftojmë që sonte, Tifozat Kuq e Zi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Tifozat e Kroacisë. JENI TE GJITHË TË MIRËPRITUR TË VINI E TË NA MBËSHTESNI! Ceremonia para ndeshjes —> 19:00. Fillimi i ndeshjes —> 19:30. Hyrja falas!”, shkruhet në njoftimin e Tifozat Kuq e Zi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.