Categories: LajmeRajoni

Kroacia do të kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë pas shkollës

Në Kroaci mund të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak për shkak se “bota është më e pasigurt prej dy vitesh”.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiq, tha të hënën se vendi po mendon të fusë konceptin e stërvitjes ushtarake me kohë të shkurtuar, përveç trajnimit të të rinjve për ndryshimet klimatike, katastrofat natyrore dhe luftërat.

Kjo është temë shumë serioze, e cila kërkon konsensus operacional, financiar, infrastrukturor dhe politik. Gjithkush ka një ide të vetën se si duhet të jetë shërbimi ose stërvitja ushtarake dhe ato do ia komunikojmë publikut,” tha ministri Anusiq.

Edhe ministri kroat i Veteranëve, Tomo Medved, deklaruar se po shqyrtohet mundësia e shërbimit të detyrueshëm për segmente të caktuara. Në javët në vijim, tha ai, “do i drejtohet publikut kroat me propozime, duke marrë parasysh integritetin dhe rreziqet që përball Kroacia“.

Aktualisht Kroacia përdor shërbimin ushtarak vullnetar, por numri i të rinjve që regjistrohen vazhdon të bjerë çdo vit, duke u përgjysmuar në më pak se 400 rekrutë në vit.

Vendi bën pjesën edhe në aleancën e NATO-s dhe po mendon për sfidat e sigurisë që vijnë nga lufta në Ukrainë dhe ajo në Lindjen e Mesme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitjet për Eurovision, “Shkodra Elektronike” rikthehet në RTSH, gati për turin

"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…

3 hours ago

Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…

3 hours ago

Koçiu: 10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…

3 hours ago

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

3 hours ago

Spektakël në pushim, finalja e Kupës së Botës 2026 njësoj si finalja e Superbowl

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…

4 hours ago

This website uses cookies.