Kroacia kampione e Evropës për meshtarët
Me ndeshjet finale të luajtura mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është mbyllur me sukses Kampionati Europian i Futsallës për meshtarët. Përpara dy ndeshjeve kryesore, gjysëmfinales Bosnja-Romani dhe finales Kroaci-Poloni, organizatorët kishin rezervuar një ballafaqim simbolik, mes ekipit të gazetarëve shkodranë dhe ekipit kombëtar të priftërinjëve të Shqipërisë, e cila u fitua nga ekipi i meshtarëve me rezultatin 6-4. Më pas, aktiviteti i gërshëtuar edhe me grupet e baletit të kishës katolike të Shkodrës, fillimisht u luajt ndeshja në mes Bosnjes dhe Romanisë për vendin e tretë dhe të katërt, e mbyllur me fitoren e romunëve 4-3. Ndërkohë, shumë e fortë, me rivalitet dhe emocioni ishte ndeshja finale, në mes Polonisë kampione në fuqi e Europës dhe Kroacisë, me këtë të fundit, që duke fituar 3 me 2, u shpall kampione e Europës për vitin 2024. Në përfundim të aktivitetit, me praninë e autoriteteve kishtare si dhe të Bashkisë Shkodër është zhvilluar ceremonia e mbylljes së aktivitetit duke u dorëzuar edhe kupat përkatëse.
Pas këtij Evropiani të vitit 2024, ku Shkodra mori vlerësime shumë pozitive për organizimin e aktivitetit, Europiani i ardhshëm është planifikuar të zhvillohet në Hungari.