Categories: LajmeSportFutboll

Kroacia, rikthehet Pjaca: Nuk e prisja, i lumtur edhe për Perisic

Kroacia është përfshirë në Grupin B të Euro 2024, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Një grup shumë i vështirë, me të cilin skuadra e Dalic do të përballet pa frikë, duke shfrytëzuar edhe përvojën e shumë lojtarëve që njohin mirë futbollin italian dhe spanjoll.

Mes tyre është edhe Marko Pjaca, i cili foli sot në konferencën për shtyp: “Të them të drejtën nuk e prisja të kthehesha kaq shpejt në kombëtare, edhe nëse synimi im ishte të shkoja në Kampionatin Evropian. Jam shumë i lumtur që ia dola, nuk pata asnjë problem dhe shpresoj të jem në nivelin tim maksimal”.

Ish-lojtari i Juves, Fiorentinës, Torinos, Genoas dhe Empolit luajti 31 ndeshje këtë sezon për Rijekën, duke shënuar 7 gola dhe 5 asistime. Një rikuperim i rëndësishëm, si ai i Ivan Perisic, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në shtator, por u rikthye në kohë rekord: “Rikthimi i Perisic është një lajm i madh. Edhe unë i kam përjetuar këto momente dhe nuk është e lehtë, as fizikisht dhe as mendërisht ai më bëri vërtet përshtypje, nuk mund ta besoj se ai u kthye në formë kaq shpejt”.

Të besuarit e trajnerit Dalic:

Portierë: Livakovic, Ivusic, Labrovic.

Mbrojtësa: Vida, Juranovic, Gvardiol, Sosa, Stanisic, Sutalo, Erlic, Pongracic.

Mesfushorë: Modric, Kovacic, Brozovic, Mario Pasalic, Vlasic, Majer, Ivanusek, Sucic, Baturina.

Sulmuesa: Perisic, Kramaric, Petkovic, Pjaca, Budimir, Marco Pasalic.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

12 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

12 hours ago

This website uses cookies.