“Krye për krye”, ekspozitë me skulptura / Kjo është ekspozita e parë e vitit 2024 për Galerinë e Arteve të Shkodrës
15 skulptura, pjesë e veprave të fondit erdhën në formën e një ekspozite në mjediset e Galerisë së Arteve të Shkodrës, e para për vitin 2024. Skënder Kraja, Ferit Kola, Hashim Kruja, Petrit Bilali etj. janë disa nga mjeshtrat dhe realizuesit e këtyre veprave që në një kohështrirje prej 40-50 vite kanë pasuruar galerinë.
Përgjegjësi i Galerisë, Fatmir Juka ndalet tek komunikimi, si një pjesë e rëndësishme e mesazhit të ekspozitës.
Kjo ekspozitë pritet të pasohet nga të tjera që në fokus kanë cilësinë në programin e galerisë së këtij viti.
Ekspozita me skulptura do të jetë e hapur për publikun në Galerinë e Arteve të Shkodrës për një periudhë që varion nga një deri në dy muaj.