Kryebashkiaku Beci dhe ministri Gonxhja tek ish-Fermentimi / Inspektohen punimet për rikonstruksionin e rrugëve

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci , së bashku me ministrin e Ekonomisë , Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja , kanë inspektuar pasditen e sotme punimet që po kryhen në zonën e ish-Fermentimit.
Ky investim vlerësohet tepër i rëndësishëm për transformimin e kësaj zone, ku përfitues janë mbi 1000 banorë.
Projekti i fituar nga Bashkia Shkodër, përfshin rikonstruksionin e rrjetit nentokësor, ndriçimin dhe asfaltimin e 3.2 km rrugë në këtë zonë.