Kryebashkiaku Beci premton shlyerjen e kontributeve të prapambetura për punonjësit e ish-Parkut të Udhëtarëve
30 punonjësit e ish- Parkut të Udhëtarëve shumë shpejt do të marrin pjesën e pa paguar të sigurimeve të cilëve nuk i është dhënë nga viti 2007
Kryetari i Bashkimit të Sindikave të Pavaruara të Shqipërisë, Gëzim Kalaja bëri të ditur se pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e cila u zhvillua pa praninë e mediave, i është premtuar se kjo shumë, shumë shpejt do të paguhet
Problemet kanë nisur me kalimin nga Ministria e Transporteve tek Bashkia Shkodër e kësaj ndërmarrjeje.
Shuma e cila duhet të paguhet për punonjësit e kësaj ndërmarrje është 3.3 milion lekë, që duhet të derdhen pranë degës së sigurimeve në Shkodër. Ndërsa ky borxh ndaj këtyre punonjësve është i mbartur prej adminstratave të cilat kanë funksionuar vite me parë në Bashkinë e Shkodrës.