Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në një takim në zyrën e tij drejtuesit e rinj të boksit në Shkodër, Mondi Ndou dhe Melser Abdyli.
Së bashku me ta ka qënë edhe kampioni i rekordeve të boksit, shkodrani, Nelson Hysa, i cili tashmë do të përqendrohet në boksin profesionist.
Kryetari i Bashkisë Benet Beci, garantoi mbështetjen maksimale për ekipin e boksit të cilët kanë sjellë përherë tituj në Shkodër, ku gjatë së dielës rrëbyen titullin e 26-të kampion kombetar.
Ndërkohë që drejtuesit e boksit u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin që kanë dhe do të vijojnë me kryebashkiakun Beci.
Kryetari i Bashkisë Benet Beci, i ka dhuruar edhe një titull mirënjohje, simbolin e qytetit, për kampionin e padiskutueshëm Nelson Hysa.
Për vitin 2024, Bashkia e Shkodrës ka rritur me 30% buxhetin e saj për ekipin e boksit të Vllaznisë, ndërkohë që me afrimin e dy mbështetësve tashmë të boksit shkodran, bashkia dhe klubi kanë projekte të përbashkëta për investime të mëdha në infrastrukturën sportive të ekipit të boksit, kampion absolut në Shqipëri.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.