Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me drejtues dhe efektiv të policisë bashkiake.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë theksoi se kjo strukturë për zbatimin e ligjit dhe rregullit është sot më dinjitoze se një vit më parë, kjo edhe falë angazhimit për forcimin e kësaj strukture ligjzbatuese, por ai i kërkoi efektivëve se duhet të fitojnë respektin e qytetit.
Policia Bashkiake e Shkodrës ka qënë në një proces reformimi që vijon ende, por Bashkia Shkodër ka qënë e angazhuar në plotësimin e elementeve kryesore të punës së efektivëve.
Policia Bashkiake është përfshirë edhe në rritjen e pagës që të jetë më dinjitoze.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për vështirësitë që hasin efektivët e policisë bashkiake në terren, por kryebashkiaku i kërkoi që puna e tyre të jetë e bazuar në ndërgjegjësimin e banorëve ndaj shkeljes së ligjit, sepse policia bashkiake nuk gjobit individin, por shkelësit e ligjit.
Në muajt e fundit, në policinë bashkiake janë shtuar radhët, ndërkohë që numri pritet të zgjerohet edhe në të ardhmen.
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…
Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
This website uses cookies.