Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qenë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”. Kryetari i bashkisë Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë. Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vemendjen ndaj klubit.Ndeshja Vllaznia – Tirana, do të luhet të shtunën në orën 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, një ndëshje derbi e Shqipërisë që pritet të kthehet në një ditë feste për Shkodrën dhe tifozet kuqeblu që do të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës. Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot supriza të tjera për tifozët e pranishëm.
Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…
Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…
Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…
Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…
This website uses cookies.