Kryebashkiaku Beci vizitë në fasoneri / Qytetari i parë i Shkodrës premton mbështetje për biznesin fason
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë biznesit fason në një takim të zhvilluar në firmën italo – shqiptare, Italian Pro.
Ai është takuar me administratorin Gabriele De Bettiu, ku është njohur me aktivitetin e kësaj kompanie, por u diskutua edhe për lehtësitë dhe mbështetjen që Bashkia Shkodër do të ofrojë për biznesin.
Italian Pro, i ka dhuruar spitalit të Shkodrës mbi 250 veshje për sallën e kirurgjisë, paisje të një standarti të lartë që shkojnë për qëndrën spitalore të veriut të vendit.
Qeveria Shqiptare, ka në programin e saj ndihmën ndaj sektorit fason, ndërkohë që Bashkia Shkodër do të jetë në mbështetje të biznesit fason që mban edhe numrin e parë për numrin e të punësuarve në këtë sektor në Shkodër