Kryebashkiaku Benet Beci pret zv. Presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit – Diskutohet rreth veprimtarive sportive për 2025-ën

Gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme , kryebashkiaku Benet Beci ka pritur zv. Presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit, Adriano Bilato, së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.
Në takim ishte i pranishëm edhe koordinatori i Beach Volley në Itali, Fabio Galli.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth veprimtarive që do të nisin së shpejti në kuadër të “Shkodra, Qytet Evropian i Sportit 2025”.
Për volejbollin, gjatë këtij viti do të ketë një sërë aktivitetesh ndërkombëtare, një prej të cilave do të zhvillohet në plazhin e Velipojës, ku do të organizohet Beach Volley gjatë sezonit veror.