Kryebashkiaku Benet Beci uron dhe i ofron mbështetje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj
![beci lleshaj](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/11/beci-lleshaj.jpg?fit=1024%2C675&ssl=1)
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në zyrën e tij Drejtorin e ri të Policisë Shkodër, Drejtuesin e Parë, Fatmir Lleshaj.
Pas këtij takimi , Beci ka publikuar fotot në rrjete sociale, si dhe ka bërë të ditur se, përveç urimit, i ka ofruar dhe mbështetjen maksimale drejtorit Lleshaj.
“Pata kënaqësinë të prisja sot në zyrë Drejtorin e ri të Policisë Shkodër, Drejtuesin e Parë, Fatmir Lleshaj. E urova për detyrën dhe i ofrova mbështetjen time maksimale në përmbushjen e misionit të rëndësishëm të garantimit të rendit e sigurisë banorëve të Shkodrës”, – ka shkruar kryebashkiaku Beci.