Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit: Synim, ngritja e një mini fshati turistik. Pasuria jonë, uji dhe bimët medicinale

Turizmi, investimet, digjitalizimi, e bimët medicinale ishin disa nga temat në të cilat u ndal Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri gjatë intervistës për “Mirëmëngjesi Shqipëri”.

Kryebashkiaku deklaroi se Fushë-Arrëzi është një vend me pasuri të mëdha, potenciale të cilat do të sjellin rritje të turizmit dhe do të ndikojnë pozitivisht në ekonominë shqiptare.

“Bashkia kërkon nga donatorët dhe qeveria të fokusohet në dy programe: energjitik sepse na favorizon në linjat e interkonjuksionit, që është pjesë e rëndësishme për fotovoltaikët, sepse në këtë moment që flasim ne kemi vetëm një operator i cili ka bërë testin e ka kaluar; pjesa e dytë është pjesa e mjekësisë së shëndetshme, pra, për instalimin e mjekësisë së shëndetshme.

Ne si bashki falë edhe trajnimeve ndër vite për manipulimin e frutave dhe bimëve mjekësore mbulojmë 37% të tregut shqiptar me fruta pylli.

Në këtë pjesë kemi tre fabrika të ujit natyral që bashkia Fushë Arrëzit i ka shumë të suksesshme. Kemi potenciale dhe për 6 fabrika të tjera uji, sepse është ujë jo gëlqeror.

Në Shqipëri nuk ka ujë të tillë. Ky potencial mund të kthehet në një biznes shumë të fuqishëm. Në këtë industri kemi koordinuar dhe industrinë e bakrit, 2-3 miniera, nëj metal tjetër unik në Shqipëri xhami vullkanik. Mendoj se këto janë të mjaftueshme.

Në pjesën e mjekësisë së shëndetshme, është % e lartë e oksigjenit. Ne kemi menduar si bashki me programet e BE-së dhe mbështetjen e qeverisë, të bëjmë një mini fshat turistik”, tha Curri.

Kryebashkiaku shpalosi më tej vizionin e tij për turizmin. Curri deklaroi se bujtinat nuk janë më në objektivat e tij, pasi sikurse theksoi ai, zona do të marrë më shumë zhvillim me ndërtimin e komplekseve turistike.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit me numër popullsie të vogël ka potencial të madh biznesi. Ka mbi 20 kërkesa për t’u instaluar në pjesën turistike, për të bërë komplekse turistike”, theksoi ai.

Sa i takon marrëdhënieve me Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku u shpreh se qëllimi i përbashkët, që është shërbimi ndaj qytetarëve, i bën të kenë ura bashkëpunimi të mira.

Kemi marrëdhënie shumë të mira. kemi ura bashkëpunimi sepse kemi një qëllim, t’u shërbejmë qytetarëve. Unë jam modest në kërkesa. Qeverisë i kërkoj vetëm mbështetje në  konfirmimin e kontratave dhe planin e menaxhimin të pyjeve. Bashkia e Fushë-Arrëzit do jetë ndër bashkitë më të pasura të Shqipërisë. Sepse çdo studiues i huaj shtron pyetjeve se me gjithë këto elementë dhe gjithë këtë territor, përse është e varfër?

Para e të jetë kryeministër, kryetarët e bashkive të majta takoheshin me kryeministrin e djathtë.

Në momentin që u zgjodha kryetar, kam kërkuar vetëm disa gjëra që janë edhe në vizionin e kryeministrit për zhvillimin e Shqipërisë”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.