Kryebashkiaku i Tropojës në SPAK, Rexh Byberi pyetet mbi hetime për abuzime me fondet e bashkisë

Një tjetër kryebashkiak është marrë në pyetje nga SPAK. Për gati dy orë kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, ka dhënë deklarime mbi hetime të nisura për abuzime me fondet e bashkisë.
Ai qëndroi për gati 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa jo zyrtarisht mësohet të ketë dhënë deklarime mbi hetimet të nisura për abuzime me fondet publike në bashkinë që drejton.
Në dalje nga SPAK, Byberi nuk dha detajet e marrjes në pyetje, por mohoi që të ishte thirrur për dosjen McGonigal dhe takimit me ish-agjentin e FBI-së, të cilit Bashkia e Tropojës i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”.
Kryebashkiaku i Tropojës u akuzua nga Partia Demokratike për abuzime me fondet.