Kryebashkiaku Marinaj në SPAK: S’kam lidhje me asnjë grup kriminal

Marinaj në SPAK

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot (20 janar) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka qëndruar përreth dy orë.

Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Marinajt në SPAK, por vetë kryebashkiaku ka deklaruar para mediave se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.

“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj.

Kujtojmë se një vit më parë, Paria Demokratike iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, i cili sipas demokratëve, akuzohej nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.