Kryediplomati hungarez: Shqipëria ka bërë progres, BE të marrë hapa urgjentë për anëtarësimin

Në konferencën ndërqeveritare që po mbahet sot mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó deklaroi se BE duhet të ndërmarrë hapa urgjente për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Ai vuri në dukje se besueshmëria ndaj Bashkimit Evropian ka rënë së fundmi, veçanërisht sa i përket politikës së procesit të zgjerimit.

Për këtë arsye, kryediplomati hungarez vuri në dukje se koha e pritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor ka përfunduar, ndaj sipas tij, procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar.

 “Bashkimi Evropian ka nevojë për energji të reja dhe për freski. Duke qenë fqinj të drejtpërdrejte të Ballkanit Perëndimor, duke e njohur rajonin, e dimë që kjo freski, kjo energji, e re për të cilën e cila do të vijë absolutisht nga hapësira e Ballkanit Perëndimor.

Për rrjedhojë është në interesin e mirëfilltë evropian që zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet. Nga ana tjetër, ne duhet të ndërmarrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e procesit dhe politikës së zgjerimit.

E konsiderojmë politikën e zgjerimit si një prej më të rëndësishmeve të Bashkimit Evropian dhe na duhet të kuptojmë që politikë ka humbur besueshmëri gjatë kohëve të fundit. Duke pasur parasysh faktin se koha e pritjes së vendeve kandidate në vendet e Ballkanit Perëndimor ka tejkaluar tashmë 15 vjet. Kjo është e papërshtatshme”, tha Péter Szijjártó.

Ministri i Jashtëm hungarez, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së u shpreh se Shqipëria ka bërë progres dhe ndaj duhet që procesi i anëtarësimit të bëhet më i shpejtë.

Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani. Nga ana tjetër, shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë i mbështetur në merita. Këtë dëgjojmë shumë shpesh dhe meritat janë qartësisht nëse do të shihnim arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, qofshin në ekonomi, në politikë, në çështjet sociale”, theksoi më tej Péter Szijjártó.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.