Kryediplomati i BE-së: Në Gaza të vendoset paqe e qëndrueshme
![Josep Borrell 27](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Josep-Borrell-27.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Josep Borrell 27
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një armëpushim “të gjatë” midis Izraelit dhe Hamasit.
Armëpushimi fillestar katër-ditor ishte një “hap i parë i rëndësishëm” drejt një “zgjidhjeje politike”, tha kryediplomati i BE-së në Forumin e 8-të Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Barcelonë, Spanjë.
“Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, shtoi Borrell.
Borrell dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se “mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën e tij për mbrojtje ka rëndësi” ndërsa nënvizoi “numrin shumë joproporcional të vdekjeve” dhe vuajtjet e civilëve në Gaza.