Categories: BotaLajmePolitikë

Kryediplomati kinez takime në Uashington, në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi po qëndron në Uashington, për bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë një takim të mundshëm me Presidentin Joe Biden, njofton Zëri i Amerikës.

Vizita shihet si një mundësi për normalizimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe për të bërë të mundur një takim të nivelit të lartë mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Kryediplomati kinez u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të enjten pasdite, pasi mbërritjes në Uashington në kuadër të vizitës tre ditore.

Para bisedimeve me dyer të mbyllura me zotin Blinken, ministri i Jashtëm Wang Yi tha se Kina do të kërkonte konsensus dhe bashkëpunim për “të bërë të mundur që sa më parë marrëdhëniet mes vendeve të jenë të mira dhe të qëndrueshme”.

Shtetet e Bashkuara janë zhgënjyer nga Kina për shkak të mbështetjes ndaj Rusisë në agresionin kundër Ukainës dhe heshtjes relative mbi luftën mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se Kina duhet të përdorë fuqinë e saj ndikuese për të bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme. “Ne e dimë se Kina ka marrëdhënie me një sërë vendesh në rajon dhe do ta nxisnim që të përdorte këto marrëdhënie, këto linja komunikimi, për të nxitur stabilitet dhe qetësi”, tha zoti Miller.
Zyrtarët amerikanë besojnë se Kina ka kontakte të konsiderueshme me Iranin, i cili është një mbështetës i fortë i grupit militant të Hamasit.

Pas takimit mes zotit Blinken dhe zotit Wang, Departamenti i Shtetit tha se zyrtarët biseduan mbi “çështje që ndajnë dy vendet” dhe mbi “mundësitë e bashkëpunimit”, ndërsa zoti Blinken “konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë interesat dhe vlerat e aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Wang pritet të ketë një tjetër takim me Sekretarin Blinken sot, si edhe me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivane. Të dy zyrtarët pritet të nxisin Kinën që të luajë një rol më konstruktiv në konfliktin Izrael-Hamas dhe agresionin rus ndaj Ukrainës. Nuk është ende e qartë nëse ministri i Jashtëm i Kinës do të takohet me Presidentit Biden. Praktika diplomatike e reciprocitetit sugjeron se një gjë e tillë mund të ndodhë, pasi Sekretari Blinken u prit nga Presidenti kinez Xi Jinping, gjatë vizitës së tij në Pekin, në muajin qershor.

Sipas Zërit të Amerikës

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

13 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

13 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

13 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

13 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

13 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

14 hours ago

This website uses cookies.