Lajme

Kryediplomatja e BE për DW: Në Evropë po shtohen sabotimet

“Është e qartë se sabotimi në Evropë është në rritje ,”, kështu ka deklaruar Kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas në një intervistë për DW lidhur me pyetjen për dyshimet lidhur me një sërë sulmesh hibride të kohëve fundit, objekt i të cilave ishin kabllot detare në zonën ekonomike suedeze të Baltikut.

“Ne nuk duhet t’i shohim këto ngjarje të izoluara, por si pjesë të një tabloje më të madhe. Dhe duhet të kuptojmë se Rusia ka ndaj Evropës dhe arkitekturës së sigurisë evropiane synime, të cilat nuk kanë ndryshuar,” tha Kallas.

Si e lindur në Estoninë e pushtuar nga sovjetikët, ndoshta nuk është befasuese që Kallas konsiderohet si një nga kritikueset më të ashpra të Moskës dhe mbështetëset më të vendosura të Ukrainës.

Po si do të jetë bashkëpunimi me administratën e re të SHBA-së nën drejtimin e presidentit Donald Trump, e cila është e mbushur me radikalë të djathtë. Sapo erdhi në detyrë presidenti Trump bllokoi ndihmat për jashtë, goditi BE-në lidhur me shpenzimet e tregtisë dhe të mbrojtjes dhe tronditi Evropën me dëshirën për të vënë nën kontroll territorin autonom danez të Groenlandës.

“Ne jemi ende miq. Ne jemi ende aleatë,” tha Kallas lidhur me marrëdhëniet BE – SHBA. SHBA-ja është partneri ynë më i madh në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin e sigurisë. Kam zhvilluar këtë javë një bisedë telefonike shumë të mirë me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio. Ne folëm për pjesë të ndryshme të botës ku bashkëpunojmë dhe pamë se ku mund të bëjmë më shumë. Kështu që kam besim se ne kemi një marrëdhënie të mirë”, tha ajo.

Duke folur për qëndrimin dhe qasjen e Uashingtonit ndaj Kievit shefja e marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian Kallas përdori tone pajtuese .

Ata po e kuptojnë se për t’i dhënë fund kësaj lufte, ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, sepse Rusia është ajo që e filloi këtë luftë.” – tha Kallas.

Para se të merrte postin e presidentit, Trumpi kishte deklaruar se mund të ndërmjetësonte arritjen e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda një dite. Kjo deklaratë shkaktoi frikëra se ai mund të ushtronte presion mbi Kievin për të arritur një marrëveshje të shpejtë paqeje edhe për çështje që BE-ja do t’i konsideronte si kushte të pafavorshme, të cilat mund të inkurajonin Moskën për fushata të mëtejshme ushtarake. Tani që ka nisur nga detyra Trumpi duket se po mban ndaj presidentit rus Vladimir Putin një qëndrim më të ashpër nga sa kishin pritur disa, megjithëse ai e ka kritikuar edhe presidentin ukrainas Volodymir Zelenski.

“Presidenti Trump ka qenë shumë i fortë në deklaratat e tij ndaj Putinit,” tha Kallas. “Kështu që unë mendoj se ne kemi mendim të ngjashëm.

E pyetur se çfarë kishte diskutuar konkretisht me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio, lidhur me strategjinë ndaj Ukrainës Kallas tha: “Ne duhet të takohemi personalisht për të diskutuar këto gjëra, por është e qartë se ata duan t’i japin fund kësaj lufte. Të gjithë duan t’i japin fund kësaj lufte, sepse të gjithë duan të ketë paqe. Por e qartë është gjithashtu, që sikurse tha edhe [Rubio], paqja duhet të jetë e qëndrueshme.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

18 minutes ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

21 minutes ago

Ura e Bardhajve – Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe zgjerim të saj

Banorët e njësisë administrative Rrethina edhe këtë fillim vit kërkesë ndaj pushtetit vendor e qendror…

23 minutes ago

Karnavalet e Shkodrës, histori dhe traditë – Organizimi i veçantë i tyre mori jehonë edhe në prestigjozen “The Guardian”

Karnavalet e Shkodrës janë një nga traditat më të njohura dhe më të vjetra të…

28 minutes ago

Bashkëpunimi i shkollave profesionale me biznesin – Çelepija: Një pjesë e nxënësve të punësuar edhe gjatë viteve të shkollës

Rëndësia që po i jepet vitet e fundit shkollave profesionale, ka ndikuar pozitivisht në klimën…

30 minutes ago

Botimi më i ri i kolanës “Mjeda” – Valbona çoi më tej projektin studimor të mjedologut të shquar, Mentor Quku

Ka vetëm pak ditë që ka dalë në qarkullim për lexuesit botimi më i fundit…

31 minutes ago

This website uses cookies.