Kryekomisioneri Celibashi: Reforma elektorale të përfundojë brenda 6-mujorit të parë të 2024-ës

Kryekomisioneri Celibashi

Kryekomisioneri Celibashi

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk u mblodh asnjëherë gjatë vitit 2023. Parlamenti vetëm ka shtyrë me vendime afatet e punës se komisionit, por vetëm kaq, asnjë zhvillim më shumë. Debati se kush e drejton Partinë Demokratike, ka diktuar edhe paqartësinë se kujt i takon të përfaqësohet në komisionin e posaçëm si pjesë e opozitës.

Në këtë situatë të mbetur pezull, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në një intervistë për RTSH-në se Kuvendi, partitë politike, e veçanërisht ata që janë  të përfaqësuara në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, duhet të angazhohen për të përmbushur detyrimet, për ndryshimet në ligjin elektoral.

“Nuk kam çfarë të them me shumë se çfarë kam thënë. Kuvendi, partitë e  përfaqësuara në Kuvend, veçanërisht ata në Komisionin e Reformës Zgjedhore nga vota e diasporës, çështje që lidhen me fushatën zgjedhore, publike etj. Shpresojmë që brenda 6 mujorit të vitit 2024 të përfundojë. Nëse ndryshimi shkon më tej 6 mujorit të 2024 druaj për impakti në mirë administrimin do të jetë harxhim kohe, energji do të vijë ne vonese…miratimin por zbatimi krijon problem. Ajo çfarë mbetet është shqetësimi ynë institucional për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Kryekomisioneri Celibashi flet edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për garantimin e votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, qe nuk ka gjendur ende reflektim, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ka disa organizata më shumti më aktive, diaspora që ka qene promotore, dua që Kuvendi të përmbushë këtë detyrim të Gjykatës Kushtetuese, është e qartë që nuk realizohet sepse duhet ta kishte përmbushur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por megjithatë të shpresojmë, si dhe për aspektet e tjera të Reformës Zgjedhore, edhe për votimin nga jashtë, brenda qershorit të vitit që vjen të bëhen ato plotësime në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të mundësohet votimi nga jashtë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.