Categories: LajmePolitikë

Kryemadhi: Jam gladiatore me taka! Meta: As Stalini s’e shpëtoi të birin kur iu mor peng nga gjermanët

Pak para nisjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, kreu i kësaj partie, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, deputete e kësaj partie, kanë replikuar në distancë me njëri-tjetrin. Në një deklaratë për mediat para se të futej në Pallatin e Kongreseve, Kryemadhi deklaroi se është “gladiatorë me taka”, teksa tha se aktrimit në politikë duhet t’i vijë fundi.

Nuk besoj te fraksionet , besoj te vërtetësia e secilit nga ne. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për show. Unë jam një gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Monika Kryemadhi është betejë që ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja. PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do të krijojë fraksione, Kryemadhi deklaroi se pas 30 vitesh në politikë, do të shohë prioritete të tjera.

Po jua them dhe një herë. Pas 30 viteve ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më e nuk do të bëjë më shfaqje, por Monika do të shikojë prioritetet e tjera. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera“, tha Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Meta vijojë të theksojë se do të luftojë nepotizmin brenda Partisë së Lirisë, ndërsa i pyetur për Kryemadhin, Meta solli si shembull historinë e diktatorit sovjetik, Joseph Stalin teksa tha se as ky i fundit nuk e shpëtoi të birin pasi iu mor peng nga gjermanët.

Monika është deputete, askush nuk e ka larguar. Ajo është automatikisht anëtare e Komitetit Drejtues. Në Kryesi, nëse ajo dëshiron të qëndrojë të votohet. Meqë keni hallin e Monikës, nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Rregullat e luftës tha nuk ndryshojnë as për Stalinin, mbylleni gojën i tha se nuk ju dhimbset djali im më shumë se ju, unë Vasilin mund ta shpëtoja tha, por mund të humbja luftën dhe s’kisha fytyrë t’i flisja pastaj qindra nënave. Nepotizmi u kthye në problemin më të madh”, tha Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

1 day ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

1 day ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

1 day ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

1 day ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

1 day ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

1 day ago

This website uses cookies.