Kryemadhi: Meta s’më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Meritokracinë në parti nuk e mbyt dot nepotizmi

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të fundit të bashkëshortit të saj, kreut të partisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se sulmet e Metës kanë qenë ndaj saj si politikane dhe jo si bashkëshorte.

Lidhur me deklaratën e Metës për të luftuar nepotizmin në partinë ku të dy ata janë pjesë, Kryemadhi tha se nepotizmi është për institucionet shtetërore, ndërsa deputeti zgjidhet me vota.

Kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret e themelimit , bënë statutin që nuk lejohet burrë e grua në parti dhe pas 2 vitesh e ndryshuan prapë. Mendoj që meritokracinë në një parti politike nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore, ndërsa deputeti zgjidhet me vota”, u shpreh ajo.

Ndalur te sulmet e Metës ndaj SPAK, Kryemadhi theksoi se është dakord me ato që ka thënë bashkëshorti i saj, por shprehu rezerva për mënyrën si janë thënë.  

Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakord, për mënyrën mendoj që…, e them përsëri vjen dhe revolta se njerëzit në një moment edhe revoltohen, por mendoj që SPAK është një vegël e Edi Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nëse  do kandidoni për Presidente të PL-së, Kryemadhi u shpreh: “Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.