Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të fundit të bashkëshortit të saj, kreut të partisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se sulmet e Metës kanë qenë ndaj saj si politikane dhe jo si bashkëshorte.
Lidhur me deklaratën e Metës për të luftuar nepotizmin në partinë ku të dy ata janë pjesë, Kryemadhi tha se nepotizmi është për institucionet shtetërore, ndërsa deputeti zgjidhet me vota.
“Kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret e themelimit , bënë statutin që nuk lejohet burrë e grua në parti dhe pas 2 vitesh e ndryshuan prapë. Mendoj që meritokracinë në një parti politike nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore, ndërsa deputeti zgjidhet me vota”, u shpreh ajo.
Ndalur te sulmet e Metës ndaj SPAK, Kryemadhi theksoi se është dakord me ato që ka thënë bashkëshorti i saj, por shprehu rezerva për mënyrën si janë thënë.
“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakord, për mënyrën mendoj që…, e them përsëri vjen dhe revolta se njerëzit në një moment edhe revoltohen, por mendoj që SPAK është një vegël e Edi Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK”, deklaroi Kryemadhi.
E pyetur nëse do kandidoni për Presidente të PL-së, Kryemadhi u shpreh: “Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura”.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.