Lajme

Kryemadhi në GJKKO: Kjo është drejtësia e Edi Ramës, jo e partnerëve tanë

Bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, deklaroi të mërkurën (23 tetor) para derës së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, se do të kërkojë sqarime pse prokurorët specialë janë lejuar të shkelin sekretin hetimor rreth çështjes kundër saj.

Znj. Kryemadhi po hetohet për korrupsion nga SPAK me urdhrin “detyrim paraqitje”. Në të njëjtat rrethana, por në gjendje arresti, ndodhet kryetari i Partisë së Lirisë, z. Meta.

Para GJKKO-së, Kryemadhi hodhi akuza për një sistem drejtësie “të kapur” nga kryeministri Edi Rama.

Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar – se inteligjencën ndoshta nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë fjalën kastruar – për t’u treguar dhe për të kërkuar nga kush e ka shpërndarë dosjen në medie, që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe euro, por për të kuptuar që është drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Të shohim edhe fytyrën si e kanë. A do e përballojnë dot apo jo?” tha shkurtimisht znj. Kryemadhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.