Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur se mandati i Olta Xhaçkës po përdoret nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
Në Kuvend, Kryemadhi u shpreh se vendi po bën hapa pas në demokraci dhe po kthehet në një vend autoritar.
“Sot pas 34 vitesh ne gjendemi ende në sistem hibrid politik ku kemi ende një ekonomi informale dhe një politikë informale. Demokratizimi po kthehet pas dhe është në një gjendje politike të sëmurë. Nga një vend hibrid po kalojmë drejt një vendi autoritar me struktura gjysmë demokratike. Mungesa e sundimit të ligjit, një sistem qeverisës që nuk funksionon në mënyrë të pavarur por me regji. Edhe çështja e Olta Xhakës i nevojitet mazhorancës që të heqë vëmendjen nga inceneratorët”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi akuzoi qeverinë se punon vetëm për të krijuar një fasadë të jashtme për të huaj, por se në realitet vendi po braktiset.
“Rinia jonë është mjaft skeptike për të ardhmen dhe është shumë e vështirë të gjesh të rinj që duan të përfshihen në politikë dhe të krijosh një elitë të re politike. Për fasadë ne nuk na i kalon njeri, dhe për këtë kemi kryeministrin Rama që është gaztori i të huajve, në drejtim tjetër kemi probleme shumë të mëdha. Jemi një vend që tentojmë të hyjmë në BE por po bëhemi gjithnjë e më shumë autoritar”, tha ajo.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.