Nikol Pashinyan ok
Kryeministri armen, Nikol Pashinjan (o Nikol Pashinyan) njoftoi sot se vendi i tij do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin muajin e ardhshëm.
Vendimi vjen disa javë pasi Baku rimori rajonin e diskutuar prej kohësh të Nagorni-Karabahut nga separatistët pro armenë.
Duke folur në një forum në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Pashinian tha se Armenia, po ashtu, shpreson ta hapë kufirin me Turqinë, aleatin e ngushtë të Azerbajxhanit, për qytetarët e vendeve të treta.
Ai i bëri këto komente në një kohë përpjekjesh për ta arritur paqen në Kaukazin e dhunshëm Jugor, pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por ishte udhëhequr prej viteve ’90 nga armenët etnikë.
Pashinian tha për The Ëall Street Journal se Jerevani nuk sheh ndonjë përparësi për të vazhduar të jetë nikoqir i bazave ushtarake të Rusisë në territorin e vet më.
“Këto ngjarje kanë bërë që ne të vijmë deri te një vendim se kemi nevojë t’i zgjerojmë marrëdhëniet në sferën e sigurisë, dhe tani po mundohemi ta bëjmë këtë”, tha Pashinian.
Në shtator, Nagorno-Karabaku ra në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i mposhtën luftëtarët etnikë armenë, duke rezultuar me ikjen e 120.000 armenëve etnikë në Armeni.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.