Kryeministri i Bavarisë: Kampet e refugjatëve në Shqipëri, një model i mundshëm për Europën

c4f2fda6b58a44f8adeef3f133936fd0

c4f2fda6b58a44f8adeef3f133936fd0

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder e konsideron marrëveshjen e diskutueshme për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm për Europën.

Italia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territorin e Shqipërisë. “Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, e cila u mbajt në manastirin Banz. CSU është parti e djathtë.

Söder tha se ai e konsideron këtë model si më bindës se synimi britanik për të ngritur kampe për refugjatët në Ruandë. Kurse kryeministri i Shqipërisë Rama theksoi se çdo gjë që bën Shqipëria është në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

Model më bindës se ai britanik

Nënkryetari i partisë CSU, Manfred Weber, i cili drejton grupin e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin e BE-së, u bëri thirrje të Gjelbërve të heqin dorë nga qëndresa kundër marrëveshjes evropiane për politikën e emigracionit. Pas vitesh diskutimesh torturuese në dhjetor u arrit një marrëveshje për reformimin e politikës evropiane për azilin. Megjithatë në Parlamentin Evropian nuk është e garantuar shumica për miratimin e saj, këtë, për shkak të qëndrimit të të Gjelbërve. Dështimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte ujë në mullirin e populistëve të djathtë, tha Weber.

Marrëveshja Meloni-Rama në Gjykatën Kushtetuese

Në vjeshtë kryeministri socialist Rama nënshkroi  me kryeministren e djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, një deklaratë lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare. Synimi është frenimi i emigracionit përmes Detit Mesdhe drejt Italisë dhe rrjedhimisht drejt BE-së. Megjithatë, në të dyja vendet ka dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht.

Edi Rama duke nënshkruar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, deklaratën lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare. Edi Rama duke nënshkruar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, deklaratën lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare.

Në Shqipëri marrëveshja Meloni-Rama po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni më i lartë gjyqësor në Shqipëri pritet të thotë fjalën e vet dhe të vendosë mbi fatin e marrëveshjes Rama-Meloni aq shumë të debatuar për strehimin e të paktën tre mijë refugjatëve që kapen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet italiane.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cenuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian. / DW

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.