Kryeministri i caktuar Spajiq: Mali i Zi, Zvicra e Ballkanit dhe Singapori i Evropës
Udhëheqësi i Lëvizjes Evropa Tani dhe kryeministri i caktuar, Milojko Spajiq, i ka propozuar Kuvendit programin e punës dhe përbërjen e qeverisë së re.
Qeveria malazeze ende nuk është konfirmuar dhe që prej gushtit të kaluar, kryeministri shqiptar Dritan Abazoviq po vepron me mandat teknik pas mocionit të mosbesimit.
Të hënën pritet seanca për votimin e qeverisë së re në parlament pritet të hënën, kur do të votohet edhe kryetari i parlamentit.
“Vizioni ynë është që Mali i Zi të bëhet Zvicra e Ballkanit dhe Singapori i Evropës. Qeveria që po ju prezantoj sot reflekton pritshmëritë që pamë ndaj nesh nga zgjedhjet e qershorit. Mandati që morëm do të përdoret për të ndërtuar kohezionin social, për të forcuar unitetin kombëtar dhe për ta bërë Malin e Zi, për çdo qytetar, vendin më të bukur për të jetuar, ku identitetet e ndryshme kuptohen si pasuri dhe jo si arsye për t’u diskriminuar, ku dituria, aftësitë dhe integriteti janë masat e suksesit personal dhe kolektiv, ndërsa shteti dhe administrata e tij janë mekanizëm në shërbim të qytetarëve dhe arsye për krenarinë e tyre,” shkroi z. Spajiq në programin e tij dorëzuar Kuvendit.
Z. Spajiq shtoi se në projektprogramin e tij, kushtetuta e Malit të Zi si shtet i drejtësisë dhe ligjit është një nga domosdoshmëritë e punës së qeverisë së 44-t.
“Prioriteti i parë nënkupton reformën dhe forcimin e kapacitetit të institucioneve gjyqësore. Themeli për arritjen e parimeve më të larta të drejtësisë,” theksoi z. Spajiq.