Categories: LajmeRajoni

Kryeministri i caktuar Spajiq: Mali i Zi, Zvicra e Ballkanit dhe Singapori i Evropës

Udhëheqësi i Lëvizjes Evropa Tani dhe kryeministri i caktuar, Milojko Spajiq, i ka propozuar Kuvendit programin e punës dhe përbërjen e qeverisë së re.

Qeveria malazeze ende nuk është konfirmuar dhe që prej gushtit të kaluar, kryeministri shqiptar Dritan Abazoviq po vepron me mandat teknik pas mocionit të mosbesimit.

Të hënën pritet seanca për votimin e qeverisë së re në parlament pritet të hënën, kur do të votohet edhe kryetari i parlamentit.

Vizioni ynë është që Mali i Zi të bëhet Zvicra e Ballkanit dhe Singapori i Evropës. Qeveria që po ju prezantoj sot reflekton pritshmëritë që pamë ndaj nesh nga zgjedhjet e qershorit. Mandati që morëm do të përdoret për të ndërtuar kohezionin social, për të forcuar unitetin kombëtar dhe për ta bërë Malin e Zi, për çdo qytetar, vendin më të bukur për të jetuar, ku identitetet e ndryshme kuptohen si pasuri dhe jo si arsye për t’u diskriminuar, ku dituria, aftësitë dhe integriteti janë masat e suksesit personal dhe kolektiv, ndërsa shteti dhe administrata e tij janë mekanizëm në shërbim të qytetarëve dhe arsye për krenarinë e tyre,” shkroi z. Spajiq në programin e tij dorëzuar Kuvendit.

Z. Spajiq shtoi se në projektprogramin e tij, kushtetuta e Malit të Zi si shtet i drejtësisë dhe ligjit është një nga domosdoshmëritë e punës së qeverisë së 44-t.

Prioriteti i parë nënkupton reformën dhe forcimin e kapacitetit të institucioneve gjyqësore. Themeli për arritjen e parimeve më të larta të drejtësisë,” theksoi z. Spajiq.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

3 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

3 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

5 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

5 hours ago

This website uses cookies.