Kryeministri i Singaporit premton ‘hetim të plotë’ pas turbulencave në fluturimin Londër-Singapor
Kryeministri i Singaportit ka kërkuar hetim të plotë mbi turbulencat në avionin që udhëtonte nga Londra në Singapor, ngjarje e cila shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Duke konfirmuar se 131 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit kishin zbritur të sigurt në Singapor me një avion tjetër, Laurencë Uong (Lawrence Wong) ofroi ngushëllimet e tij për familjen e 73-vjeçarit, Geoffrey Kitchen i cili humbi jetën nga ataku në zemër gjatë turbulencave.
“Unë gjithashtu shpresoj dhe lutem që ata që janë lënduar të shërohen dhe të kthehen në shtëpi së shpejti,” tha Uong .
Fluturimi SQ321 i Singapore Airlines pati “turbulenca të papritura ekstreme” mbi Myanmar në udhëtimin e tij të martën.
Avioni, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, bëri një ulje emergjente në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok-ut.
Aeroporti në kryeqytetin tajlandez tha se gjithsej 83 pasagjerë dhe ekuipazhi u lënduan.
Nga pasagjerët, 56 ishin australianë, 47 britanikë dhe 41 singaporianë.