Categories: BotaLajme

Kryeministri i Singaporit premton ‘hetim të plotë’ pas turbulencave në fluturimin Londër-Singapor

Kryeministri i Singaportit ka kërkuar hetim të plotë mbi turbulencat në avionin që udhëtonte nga Londra në Singapor, ngjarje e cila shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Duke konfirmuar se 131 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit kishin zbritur të sigurt në Singapor me një avion tjetër, Laurencë Uong (Lawrence Wong) ofroi ngushëllimet e tij për familjen e 73-vjeçarit, Geoffrey Kitchen i cili humbi jetën nga ataku në zemër gjatë turbulencave.

“Unë gjithashtu shpresoj dhe lutem që ata që janë lënduar të shërohen dhe të kthehen në shtëpi së shpejti,” tha Uong .

Fluturimi SQ321 i Singapore Airlines pati “turbulenca të papritura ekstreme” mbi Myanmar në udhëtimin e tij të martën.

Avioni, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, bëri një ulje emergjente në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok-ut.

Aeroporti në kryeqytetin tajlandez tha se gjithsej 83 pasagjerë dhe ekuipazhi u lënduan.

Nga pasagjerët, 56 ishin australianë, 47 britanikë dhe 41 singaporianë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës

Presidenti  Bajram Begaj dha sot një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Duke iu referuar…

52 seconds ago

Rama: Koha të ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional, baza e suksesit të Gjermanisë e Zvicrës

Arsimi profesional duket se është kthyer në një prioritet për qeverinë, teksa kryeministri Edi Rama,…

2 mins ago

Ukraina ndalon përdorimin e telegramit, vendimi erdhi si masë për minimizimin e sulmeve ruse

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ukrainë ndaloi përdorimin e aplikacionit të mesazheve Telegram…

6 mins ago

Xhorxha numërim manual të votave, shteti parë federal amerikan që miraton këtë proces për zgjedhjet e 5 nëntorit

Numërimi manual i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara…

7 mins ago

Shërbimet Sekrete pranojnë dështimin e komunikimit që kontribuan për atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vetëm i armatosur që të…

9 mins ago

Siri, përplasje mes forcave të mbështetura nga SHBA dhe forcave të mbështetura nga Irani

Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e…

12 mins ago

This website uses cookies.