Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjah (Netanyahu) pritet të mbajë fjalën e tij në takimin e përbashkët të Kongresit amerikan më 24 korrik  duke shtruar terrenin për atë që pritet të jetë një fjalim kontestues në një moment vendimtar për luftën Izrael-Hamas.

Udhëheqësit e Kongresit konfirmuan datën e fjalimit të enjten vonë pasi ftuan zyrtarisht Netanjahun që të fliste para ligjvënësve javën e kaluar.

Sfidat ekzistenciale me të cilat përballemi, duke përfshirë partneritetin në rritje midis Iranit, Rusisë dhe Kinës, kërcënojnë sigurinë, paqen dhe prosperitetin e vendeve tona dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën. Për të ndërtuar mbi marrëdhëniet tona të qëndrueshme dhe për të theksuar solidaritetin e Amerikës me Izraelin, ju ftojmë të ndani vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë, luftimin e terrorit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon”, shkruhet në letrën e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Majk Xhonson (Mike Johnson), udhëheqësit Çak Shumer (Chuck Schumer), udhëheqësin republikan të Senatit Mitch Mek Konell (McConnell) dhe udhëheqësit demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakem Xhefris (Hakeem Jeffries).

Dalja e Netanjahut para Kongresit gjithnjë e më të përçarë, është e sigurt se do të jetë e diskutueshme dhe u ndesh me shumë protesta si brenda Kapitolit nga ligjvënësit dhe jashtë nga protestuesit pro-palestinezë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.