Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu) deklaroi se do të vazhdojë me një ofensivë ushtarake në Rafah, pavarësisht paralajmërimit të presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) se një gjë e tillë do të ishte një “vijë e kuqe “.
Zyrtarët izraelitë kishin paralajmëruar më parë se nëse pengjet e mbajtura në Gaza nuk do të ishin në shtëpi deri në fillim të Ramazanit, ata do të nisnin një ofensivë ushtarake në Rafah.
Netanjahu tha se operacioni në qytetin jugor nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor. Ai gjithashtu mohoi pretendimin e Bajdenit se ai po “dëmton më shumë sesa po ndihmon” Izraelin në dështimin për të kufizuar viktimat civile në Gaza.
Administrata Bajden nuk po parashikon që forcat izraelite të zgjerojnë menjëherë operacionet e tyre ushtarake në Rafah.
Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një pushtim tokësor në Rafah mund të çojë në “një masakër”.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.