Kryeministri kanadez Trudeau raportohet se mund të japë dorëheqjen

Trudeau raportohet

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi këtë të hënë se kryeministri kanadez Justin Trudeau (lex. Xhastin Trudo) mund të japë dorëheqjen, pas nëntë vjetësh në detyrë.

Sipas saj ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por 53-vjeçari pritet të njoftojë edhe largimin nga drejtimi i Partisë Liberale, që është aktualisht në pushtet në Kanada.

Largimi i Trudeau do ta linte partinë pa kryetar në një kohë kur sondazhet parashikojnë se liberalët pritet të pësojnë humbje të rëndë përballë konservatorëve të opozitës në zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen deri në fund të tetorit.

Burimet për Reuters thanë se pritet që ai do ta publikojë vendimin përpara një takimi urgjent të ligjvënësve liberalë ditën e mërkurë.

Trudeau mori drejtimin e Partisë Liberale në vitin 2013 dhe mban postin e kryeministrit që prej vitit 2015.

Nëse 53-vjeçari jep dorëheqjen ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur një qeveri të qëndrueshme, e cila duhet të përballet me administratën e re të presidentit amerikan Donald Trump (lex. Tramp) për katër vitet e ardhshme.

Trudeau ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen që kur ministrja e tij e Financave, Chrystia Freeland (lex. Kristia Friland), dha dorëheqjen në mes të dhjetorit. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.