Lajme

Kryeministri kanadez Trudeau raportohet se mund të japë dorëheqjen

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi këtë të hënë se kryeministri kanadez Justin Trudeau (lex. Xhastin Trudo) mund të japë dorëheqjen, pas nëntë vjetësh në detyrë.

Sipas saj ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por 53-vjeçari pritet të njoftojë edhe largimin nga drejtimi i Partisë Liberale, që është aktualisht në pushtet në Kanada.

Largimi i Trudeau do ta linte partinë pa kryetar në një kohë kur sondazhet parashikojnë se liberalët pritet të pësojnë humbje të rëndë përballë konservatorëve të opozitës në zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen deri në fund të tetorit.

Burimet për Reuters thanë se pritet që ai do ta publikojë vendimin përpara një takimi urgjent të ligjvënësve liberalë ditën e mërkurë.

Trudeau mori drejtimin e Partisë Liberale në vitin 2013 dhe mban postin e kryeministrit që prej vitit 2015.

Nëse 53-vjeçari jep dorëheqjen ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur një qeveri të qëndrueshme, e cila duhet të përballet me administratën e re të presidentit amerikan Donald Trump (lex. Tramp) për katër vitet e ardhshme.

Trudeau ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen që kur ministrja e tij e Financave, Chrystia Freeland (lex. Kristia Friland), dha dorëheqjen në mes të dhjetorit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Muzeu “Marubi”, vjen në Tiranë dinastia e fotografëve që fiksoi historinë e Shqipërisë

Në trashëgiminë kulturore të Shkodrës, një vend të rëndësishëm zë Muzeu Kombëtar "Marubi", që ka…

13 minutes ago

Para takimit me Starmer, Trump: Europa duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se varet nga Europa të ofrojë garanci sigurie për…

17 minutes ago

Gjenden pa shenja jete aktori fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e…

20 minutes ago

Dënimi me burg i Dodik, reagon DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnjës

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe ndalim ushtrimi detyre për 6 vite…

21 minutes ago

Ministrja Pirdeni: Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot…

24 minutes ago

Celibashi, Dumani dhe Çela firmosin protokoll të përbashkët për integritetin e zgjedhjeve 2025

Në mjediset e KQZ, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe…

29 minutes ago

This website uses cookies.