Kryeministri Kurti takim të paparalajmëruar me ambasadorët e QUINT-it

ee4647e28f1f4efe8d2bf62825eca6f9
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim të paparalajmëruar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Arsyeja e takimit mes tyre nuk dihet, ndërsa vjen pak para se Kurti të mirëpresë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila sot do të arrijë në Prishtinë nga Shkupi, në kuadër të një vizite katërditore në Ballkanin Perëndimor.
Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Olaf Sholz (Scholz), presidentin francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) dhe kryeministren italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni.