Kryeministri Netanjah shpërndan kabinetin e luftës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjah (Netanyah) ka shpërndarë kabinetin e luftës. Lajmi është bërë me dije nga mediat izraelite, sipas së cilave, vendimi vjen pak ditë pas dorëheqjes së Benny Gantz.
“Nuk ka më kabinet lufte. Ishte në marrëveshjen e koalicionit me Gantz, me kërkesën e tij. Sapo u largua Gantz – nuk ka më një forum të tillë”, ka deklaruar Netanjah.
Sipas kryeministrit izraelit, nuk do të ketë një kabinet të ri nga liderët e partive të koalicionit, ide e paraqitur më parë nga ministrat Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir.
Netanjahu ishte përballur me kërkesa nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i financave të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich dhe ministri i sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir për t’u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që mund të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në.
Lëvizja vjen pasi protestuesit kundër qeverisë së Netanjahut dhe trajtimit të luftës me Hamasin po organizojnë një javë demonstrata me qëllimin për të detyruar zgjedhjet përpara përvjetorit të parë të sulmit të Hamasit të 7 tetorit.