Kryeministri Rama inspekton punimet në aksin Qafë Qelë (Vau Dejës) – Koman   

rama k shkreli

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Vaun e Dejës, ku ka inspektuar nga afër  investimet që po realizohen në këtë bashki.

Lidhur me  vizitën e kryeministrit Rama ka shkruar në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli.

“Vau Dejës është kthyer në një kantier punimesh, ku aksi Qafë Qelë (Vau Dejës) – Koman mban peshën më të madhe. E nisëm javën me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Drejtorin e KESH Erald Elezi si dhe të deleguarin politik të qarkut, Benet Beci, teksa inspektuam nisjen e këtij investimi strategjik. Investim, i cili i hap rrugë zhvillimit turistik dhe ekonomik për rajonin.

Mirënjohës qeverisë shqiptare dhe çdokujt që besoi se Vau Dejës duhet të jetë pjesë e planeve të mëdha.

Së bashku për të ardhmen!

#SëBashkuPërVauDejësin” , – shkruan kryebashkiaku Shkreli

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.