Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që do të mbahet për tre ditë radhazi në datat 16-18 shkurt.
Gazetarja e RTSH-së Denada Shkodrani ka zbuluar detaje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku bëri me dije se pjesë e saj do të jenë rreth 60 krerë shtetesh dhe mbi 85 zyrtarë qeveritarë për të diskutuar mbi çështjet aktuale.
Shkodrani u shpreh se lufta në Rripin e Gazës, konfliktet në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë, zgjerimi dhe forcimi i NATO-s janë disa prej temave që do të diskutohen në këtë konferencë.
Në këtë konferencë i pranishëm është edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni (Antony)Blinken, i cili një ditë më parë zhvilloi një vizitë 1-ditore në Tiranë. Po ashtu, pritet të marrin pjesë edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamal Harris dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky).
Para konferencës, i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Xhosep (Josep) Borrell i cili u shpreh se duhet zgjerim masiv i aftësive mbrojtëse europiane.
“Ne ndoshta në të ardhmen do duhet të jemi më autonomë se kemi dashur të jemi ndonjëherë”, tha ai.