Kryeministri Rama në Bruksel, gazetarja Shkodrani sjell detaje
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë (3 dhjetor) drejt Brukselit. Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani ka bërë me dije se Rama dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen me e ri të Këshillit Evropian Antonio Kosta.
Po ashtu, në orën 16:00, kryeministri Rama do të takohet dhe me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
“Gjatë ditës së sotme Kryeministri dhe 6 liderët e BP do zhvillojë një sërë takimesh në Bruksel, pak ditë pas zgjedhjes së drejtuesve të rinj të qeverisë europiane. Liderët do takohen jo vetëm me presidentin e KiE por do ketë dhe takime dypalëshe për shi dhe Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së. Këto zhvillime lidhen me agjendën e re të qeverisë europiane sa i takon Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Kosta ka deklaruar se BE duhet të marrë nismat dhe lehtësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor duke mos krijuar pengesa artificiale. Vendi ynë, ka çelur grupkapitullin kryesor i çelur para pak javësh në Lukseburg. Rreth orës 16:00 kryeministri Rama do ketë takim me presidentin Kosta”, u shpreh Shkodrani.
Ndërkaq, liderët e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë edhe takime dypalëshe. Në darkë, do Presidenti Kosta do të shtrojnë një darkë joformale, duke bashkuar kështu në një tryezë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb., Alekandar Vucic.
“Takime dypalëshe do kenë gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor. Ajo që pritet të diskutohet është dhe një darkë joformale që do shtrohet mbrëmjen e sotme
Shefja e re e diplomacisë europiane do ketë takime me Vucic dhe Kurti, takime të ndara e më pas të gjithë do jenë në darkën joformale në darkën e sotme”, u shpreh gazetarja.