Kryeministri Rama në RTSH Shkodra / Në vizitën e tij, Kryeministri u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci
Në kuadër të vizitës së tij në Shkodër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi mjediset e RTSH Shkodrës. Ai u prit nga drejtori i këtij institucioni, Jetmir Shpuza. Veç stafit të tij, Kryeministri Rama u shoqërua në këtë vizitë nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe drejtori i FSHZH- së, Dritan Agolli. Të shoqëruar nga Ddrejtori Shpuza, ata panë nga afër disa nga studiot dhe ambjentet e tjera të RTSH Shkodra.
Vizita në RTSH Shkodra i shërben projekteve të reja dhe investimeve të pritshme në këtë institucion që i shërben me profesionalizëm çdo ditë informimit publik qytetarëve shkodranë. Kryeministri Rama pati më herët disa vizita si pjesë e axhendës së tij në Shkodër, ku mes të tjerave fokusi kryesor ishin punimet për projektin e hyrjes së qytetit ,për të cilin janë parashikuar një seri investimesh dhe ndërhyrjesh për ta shndërruar në një nga zonat më rekreative të Shkodrës.